Futboll Sport

SKANDAL NË “EURO” U-21/ Sapo përfundoi ndeshja, mbrojtësit rumun i dhunojnë të dashurën

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi në Cesena fundin e ndeshjes mes Francës U-21 dhe Rumanisë U-21, të vlefshme për Europianin e 21-vjeçarëve.

E dashura e mbrojtësit rumun, Cristian Manea, është dhunuar nga disa tifozë në fundin e ndeshjes, teksa u dërgua në spital, ku mori 2 qepje në buzë.

Zanafilla e aktit të shëmtuar nisi menjëherë sapo përfundoi ndeshja.

Mbrojtësi Manea shkoi drejt tribunës për të takuar të dashurën e tij, por para i ka dalë një vajzë tjetër, që i ka kërkuar të bëjë një foto me të.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Manea, i cili e ka refuzuar tifozen, duke e shtyrë.

Ky veprim i futbollistit rumun, dyshohet të ketë acaruar situatën, teksa 2 persona janë hakmarrë duke dhunuar të dashurën e tij.

Related posts

MotoGP/ Iannone mes ‘dy zjarresh’, e ardhmja në pikëpyetje

Sadik.Autor

REAL SOCIEDAD-BARCELONA/ Koeman kërkon finalen e Superkupës së Spanjës pa Messin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

I RRITUR NË SUEDI/ Rrëfehet Elmando Gjini, i riu që e krahasojnë me Bonucci-n dhe që shembull ka Van Dijk

F.autor

Leave a Comment