Futboll La Liga Sport

TELENOVELA DE LIGT VAZHDON/ Barcelona tenton “remuntadën” me yllin e skuadrës…

Telenovela De Ligt duket se nuk do të ketë fund këtë verë. Kur në Itali ditën e djeshme, të gjitha mediat e jepnin si të kryer kalimin e holandezit te Juventusi, sot kjo çështje ka marrë një rrjedhë tjetër.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, Barcelona do të mundohet të bëjë “remuntadën”, duke arritur një akord me holandezin. Nëse Juventusi përdori kartën Ronaldo, katalanasit përdorën kartën Pike.

Qendërmbrojtësi spanjoll, ka qenë në të njëtin vend pushimesh me De Ligt, në Bahamas dhe është munduar t’i ndryshojë mendje. Nuk dihet nëse e ka arritur qëllimin, por siç raportojnë në Spanjë, Pike e ka bërë atë të rimendojë  të ardhmen.

Tashmë e ardhmja e holandezit është kthyer në të njëtën kohë një mister dhe një telenovelë pa krye.

Related posts

ZYRTARE/ Vllaznia ndërhyn në merkato, vjen një lojtar nga Erzeni

F.autor

REAL MADRIDI BËN BLERJEN “GALAKTIKE”/ Perez ka gati 250 milionë euro për pasuesin e CR7…

Delo.autor

MOURINHO THYEN HESHTJEN/ Shpjegon polemikat me Pogba te Manchester United

F.autor

Leave a Comment