Futboll Seria A Sport

ZBULON PËR ZAKONIN E TIJ TË FAMSHËM/ Sarri e “bën blozë”: Pi 60 cigare në ditë…

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se i ka dalë nga kontrolli zakoni i pirjes së duhanit, duke zbuluar se brenda ditës ai pi 60 cigare.

Trajneri italian momentalisht është me pushime në Ascoli-Piceno, ku foli në një intervistë për uebsajtin lokal, “La Nouva Riviera”.

Ai diskutoi për dashurinë që ka për këtë pjesë të vendit dhe për zakonin e tij të famshëm, duhanpirjen.

“Unë i pi 60 cigare në ditë, që mbase është goxha shumë”, e pranoi Sarri.

Ai është parë shpesh duke i përtypur filtrat e cigareve në stol gjatë ndeshjeve me Chelsean.

“Gjatë ndeshjeve nuk e ndiej nevojën e veçantë për të pirë cigare, por menjëherë pas ndeshjes është e nevojshme për ta bërë”, shtoi ai.

Related posts

Wanda Nara poston “maskotin” e Juventusit

Sadik.Autor

SUAREZ “KAFSHON” VALLECANON/ Barcelona fitore dramatike me përmbysje në frymën e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË DUKE U PREGATITUR PËR SEZONIN E RI/ Inter merr lajmin e keq, dëmtohet blerja e verës…

Delo.autor

Leave a Comment