Futboll La Liga Sport

TAKIMI REAL MADRID-LIVERPOOL/ Perez planifikon shkëmbimin e lojtarëve, ja yjet e mëdhenj

Jurgen Klopp kërkon me çdokush që të transferojë në “Anfield” fantazistin e Realit të Madridit, Marcos Asensio.

Sipas mediave angleze, Florentino Perez është i gatshëm që të hyjë në negociata nëse ndodh shkëmbimi me sulmuesin anësor të “The Reds” Sadio Mane.

27-vjeçari ka qenë një nga protagonistët e suksesit të Liverpoolit këtë sezon dhe Klopp vështirë se do të heqë dorë prej tij, por nga ana tjetër, madrilenët kanë theksuar se ose marrin Mane në shkëmbim, ose duan 100 milionë euro për kartonin e Asensios.

Spanjolli është vetëm 23 vjeç dhe shikohet si një futbollist me mjaft perspektivë për të ardhmen, por Zidane dëshiron lojtarë të konfirmuar dhe pas Joviç e Hazard, do të donte të kompletonte 3-shen e sulmit me senegalezin e Liverpoolit.

Related posts

I gjithë qyteti në qiellin e shtatë, edhe në metro falenderojnë ekipin e Napolit (FOTO)

Sadik.Autor

KLUBI HISTORIK HOLANDEZ NË KRIZË/ Futbollistëve u kërkohet ulje rroge për herë të dytë brenda 1 viti

Delo.autor

Stefano Pioli: Fiorentina e meriton Evropa League

Sadik.Autor

Leave a Comment