Futboll Seria A Sport

NGA JAMES RODRIGUEZ TEK ICARDI/ Kërkon “revolucion” në verë, ja formacioni i Ancelottit me katër transferime

Carlo Ancelotti është duke tentuar që të bëjë një revolucion në skuadrën e Napolit në këtë merkato të kësaj vere.

Trajneri italian tashmë te napolitanët e ka kompletuar transferimin e Kostas Monaloas nga Roma, mirëpo shpreson që të paktën t’i kompletojë edhe katër të tjerë.

Ancelotti po tenton të transferojë Di Lorenzon nga Empoli, Hirving Lozanon nga PSV Eindhoven, James Rodriguezin nga Real Madridi dhe Mauro Icardin nga Interi.

Skema e ish-trajneri të Bayern Munichut te skuadra italiane do të ishte e pandryshuar, me katër mbrojtës, dy mesfushorë defanzive, një mesfushor ofanzive, dy anësor dhe një sulmues.

Skema e mundshme e Ancelottit te Napoli (4-2-31-1): Meret; Di Lorenzo, Koulibaly, Kostas Manolas; Ghoulam, Fabian Ruiz, Zielinski, Hirving Lozano, James Rodriguez, Insigne, Mauro Icardi.

Kolumbiani nuk dëshirohet nga madrilenët, ndërsa sulmuesi argjentinas tashmë është duke u përgatitur për t’u larguar nga Nerazzurët.

Related posts

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Delo.autor

U MUND NGA LAÇI/ SHEHI i kënaqur me lojën: Nuk varemi nga Gjergj Muzaka

Isa.Autor

FLAKADANË DHE SENDE NË DREJTIM TË POLICISË/ Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me forcat e rendit për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment