Futboll Sport

“LUM” KRITIKASH PAS DISFATËS NË COPA AMERICA/ Messi “shpërthen”: Ishte skandaloze, ja fajtori…

Lionel Messi ka bërë fajtor gjyqtarin e takimit për eliminim e Agjetninës nga Kupa e Amerikës

Brazili mposhti me rezultatin 2-0 “Albiçelestët”, por Messi ishte i ashpër ndaj performancës së gjyqtarit të VAR dhe zyrtarit të ndeshjes Roddy Zambrano.

Duke përdorur një intervistë pas ndeshjes për të kritikuar vendimin e arbitrit i cili nuk akordoi penallti ndaj Agueros para se Firmino të shënonte në minutën e 71’.

“Ata nuk ishin më të mirë se ne. Ata shënuan në fillim dhe goli i dytë erdhi nga një penallti ndaj Agueros e cila nuk u akordua”, i tha Messi gazetarëve.

“Arbitrat ndëshkuan shumë gjëra, por nuk e kontrollonin VAR-in, kjo është e pabesueshme.

“Kjo ndodhi në të gjithë ndeshjen. Në shikimin e parë të kontaktit, ata vendosën në favorin e Brazilit dhe këto gabime skandaloze na nxorën nga loja.

“Ata nuk ishin më superior se ne, luajtëm një ndeshje të mrekullueshme”, deklaroi ylli i Barcelonës.

Related posts

VALENCIA-REAL MADRID/ Pas një asisti nga Marcelo, Benzema zhbllokon sfidën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Lyon eliminon edhe Cityn, konfirmohet surpriza e Championsit

Delo.autor

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Bledar Kola refuzon stolin e Panuccit

Isa.Autor

Leave a Comment