Futboll Seria A Sport

LIVERPOOL FUTET NË GARË/ Milan tenton të “rrëmbejë” mesfushorin e “Los Blancos”…

Pasi mori Theo Hernandez nga Reali i Madridit, Milani po tenton të “rrëmbejë” edhe talentin e mesfushës, Dani Ceballos, teksa arriti edhe një akord paraprak me “Los Blancos”, për një huazim me të drejtë blerjeje.

Megjithatë situata është komplikuar për kuqezinjtë në orët e fundit, pasi Ceballos bëri një paraqitje të shkëlqyer në Europianin U21 me Spanjën dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por veçanërisht të Liverpoolit.

Jurgen Klopp po kërkon të marrë sa më shpejt në “Anfield Road” fantazistin 23-vjeçar dhe është gati të paguajë për transferim përfundimtar, gjë që pëlqehet edhe nga Reali i Madridit, që kërkon të rikuperojë para, pas shpenzimeve të shumta në këtë fillim vere.

Related posts

PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Reja e sheh si zgjedhje të dytë, në Spanjë shpallin Balliun si “Lojtari i Muajit”

Delo.autor

“CONTE KËRKON TA FUNDOSË JUVENTUS”/ Mbrojtësi Shkriniar: Ju tregoj momentin më të rëndësishëm të sezonit

Delo.autor

MBROJTËSI KOULIBALY DREJT LARGIMIT/ Napoli gjen zëvendësuesin në Bundesliga, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment