Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Lojtari i Kombëtares transferohet në Serie A tek klubi…

Kastriot Dermaku tashmë është lojtar i Parmës.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin e njohur italian të cilët militojnë në Serie A.

27-vjeçari transferohet te Parma me parametra zero ndërsa bëri një paraqitje shumë të mirë edicionin e kaluar me Cosenzan, duke u aktivizuar në 33 takime, 32 prej të cilave i nisi si titullar, dhe dukë shënuar një gol, atë të fitores minimale ndaj Spezias.

Gjithashtu Dermaku fitoi simpatinë e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare, Edy Reja, i cili e vendosi si titullar në sfidën ndaj Islandës, kjo ndikuar edhe nga mungesa e Mërgim Mavrajt.

Kastriot Dermaku i shtohet kështu kolonisë së kuqezinjve në Serinë A, duke iu bashkuar Thomas Strakoshës, Etrit Berishës, Elseid hysajt, Berat Gjimshitit dhe Emanuele Ndojit.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ “Çmenduri” në Everton-Tottenham, realizohen 4 gola në 12 minuta (VIDEO)

Delo.autor

31 sponsorshipet që kanë bërë Cristiano Ronaldo-n atletin më të paguar në botë

Sadik.Autor

MUNGON FIRMA/ Lojtari i “Djajve të Kuq” zbarkon në Itali, Interi gati të “përqafojë”

Delo.autor

Leave a Comment