Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Pogba javën tjetër do të firmosë për…

Pol Pogba është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, dhe e ardhmja e tij nuk dihet ende.
Mediat e ndryshme e lidhin 26-vjeçarin, me një transferim të mundshëm tek Juventusi ose Real Madridi. Për këtë transferim ka folur edhe gazetari spanjoll, Eduardo Inda, i cili është shprehur se javën e ardhshme
Pogba do të firmosë me Real Madridin: “Unë mendoj se javën e ardhshme, Pogba do të jetë lojtari i ri i Real Madridit. Marrëveshja është shumë pranë, Reali ofron 80 milion euro plus Gareth Bejl, të cilin ata e vlerësojnë 90 milionë euro”.- u shpreh spanjolli.pogba
Gjithashtu ai foli edhe për një kalim të mundshëm tek Juventusi të francezit : “Interesimi i Juventusit është një mashtrim i Raiolës, për të rritur çmimin e lojtarit të tij.” – mbylli intervistën Inda, për “El Chiringuito”.
E ardhmja e yllit francez nuk dihet akoma, por sipas lajmeve më të fundit ajo pritet të jetë në Spanjë.

Related posts

HISTORIKE NË LA LIGA/ Ansu Fati bëhet lojtari më i ri që shënon me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

“TRAJNER SKANDALOZ DHE PA MEND”/ Xhelal Mziu sulmon Panuccin dhe thumbon FSHF-në

Delo.autor

PAS DOMINIMIT ME GOLEADË/ ​Solskjaer: Nuk më vjen keq për Mourinhon, kishte një…

Delo.autor

Leave a Comment