Neymar nuk është i vetëmi futbollist që akuzohet për dhunë fizike. Së fundmi është braziliani Ronaldinho që akuzohet nga ish-partnerja e tij, Priscilla Coelho, për sulm fizik, të ndodhur në dhjetor 2018, siç i tha ajo revistës “Universa”, pasi i-sh lojtari kishte marrëdhënie me një femër tjetër, Beatriz Sousa.
Coelho shpjegoi në një intervistë se ish-lojtari e kishte shtyrë me forcë, duke bërë që ajo të rrëzohej në kopshtin e një fqinji dhe të merrte disa lëndime.
Në atë kohë, ajo nuk e ka raportuar këtë dhunë, sepse mendonte se mund të flisnin dhe t’i zgjidhnin problemet mes tyre. Priscilla tha se agresioni ndaj saj kishte ndodhur në rezidencën e Ronaldino, pasi ajo i kishte marrë celularin nga dora, duke e bërë i-sh futbollistin agresiv.
Tepër i inatosur, Ronaldinho e kap për krahu partneren, i thotë të marrë palçkat e saj dhe të largohet nga shtëpia. Me këtë rast i jep edhe një të shtyrë, duke bërë që Coelho të përfundojë nga ballkoni në kopështin e fqinjit, e lënduar. Po ashtu, ajo pohoi se fituesi i topit të artë ishte tepër xheloz, tregonte sjellje agresive dhe në takimet me miqtë e tij, e ndalonte të vishej me pantallona të shkurtra.