Futboll Premier League Sport

SHFAQ INTERES “DJAJTË E KUQ” DHE ARSENAL/ Sulmuesi 24-vjeçar shumë afër klubit…

Nikolas Pepe kishte një sezon të shkëlqyer me Lil në Francë, dhe kjo solli interesimin e klubeve të mëdha në drejtim të tij.

Për 24-vjeçarin interes kishte shfaqur Mançester Junajdit dhe Arsenal, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër. Liverpul ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje.

Kontaktet ipranon edhe presidenti Zherard Lopez i cili shprehet: “Liverpul, edhe pse ka lojtarë në vend të Nikolas, përsëri ka shprehur interes për blerjen e tij. Ajo që unë di është se britanikët janë duke folur me agjentin. Para fillimit të Kupës Afrikane të Kombeve, kemi pasur disa oferta, të cilat do të diskutohen kur ai të kthehet nga Egjipti.”-u shpreh presidenti francez për RMC Sport.NICOLAS PEPE

Pavarësisht se Liverpuli është i populluar në sulm, përsëri Jurgen Klop dëshiron që të ketë edhe rezerva shumë të mira. 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, luan si sulmues i djathë por mund të luajë edhe në rolin e qendër sulmuesit.

Related posts

ZVICËR-SPANJË/ Udhëtimi i gjatë drejt Rusisë, Helvetët më shumë lodhje sesa “La Roja”

Delo.autor

CHAMPIONS PËR TË RINJ/ Shikoni si talenti i PSG-së turpëron portierin e Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

2019 I JASHTËZAKONSHËM PËR “TË KUQTË”/ Liverpooli i Klopp është super, por rekordin e mban…

Delo.autor

Leave a Comment