Gossip

“PENSIONISTI” ROMARIO “SHËNON” SËRISH/ E dashura e re është “një bombë” (FOTO)

Ish sulmuesi i njohur brazilian, Romario ka “varur këpucët në gozhdë”, por nuk e ka humbur nuhatjen, kur vjen fjala për përzgjedhjen e vajzave në krah të tij.

53-vjeçari po shijon një romancë me modelen braziliane Ana Karoline Nazario, e cila është 31-vjeçare dhe i ka dedikuar një status mjaft domethënës ish sulmuesit të Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit.

“Zemër, në jetë asgjë nuk vjen rastësisht, pasi ka gjithmonë një arsye. Njerëzit hyjnë në jetët tona për motive të caktuara dhe për të na mësuar diçka, ndërsa ti më ke mësuar të dashuroj. Vetëm unë e di çfarë ndjej për ty”, shkroi bukuroshja në Instagram për ish sulmuesin brazilian.

Related posts

SHAKIRA PO “PAGUAN” HALLET E PIQUES/ Këngëtarja nuk po pëlqehet më në Spanjë pas…

Isa.Autor

ICARDI RIKTHEHET TEK INTERI/ Wanda vendos të “spastrojë” instagramin, ja kujt i bën “unfollow”

Delo.autor

ISH-KAPITENI I KOMBËTARES/ Ja çfarë i premtoi Lorik Cana në emision “Tarameles”

Delo.autor

Leave a Comment