Futboll Seria A Sport

DALIN HIPOTEZA TË TJERA PËR VDEKJEN E ASTORIT/ Gjendet një dokument i falsifikuar

Futbolli Italian u trondit një vit më parë nga vdekja e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Ai ndërroi jetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar me skuadrën.

Hetimet vazhdojnë edhe sot për vdekjen e lojtarit, shumë hipoteza u hodhën por asgjë që të çon tek shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje. Fillimisht u arrestua mjeku që kishte kryer testet fizike dhe mjekësore pasi ai e kishte vënë re problemin e lojtarit por e kishte mbajtur të fshehtë. Ai e ka plotësuar letrën e Astorit sikur gjithçka është e rregullt, por në fakt duket se Astori nuk i ka kryer asnjëherë testet mjekësore për zemrën dhe për nivelin e stresit.

Sot ka dalë një tjetër hipotezë e cila lidhet sërisht me mjekun Xhorxho Galanti. Mjeku e ka plotësuar letrën e Astorit sikur gjithçka është e rregullt, por në fakt duket se Astori nuk i ka kryer asnjëherë testet mjekësore për zemrën dhe për nivelin e stresit.

Kjo ka bërë që Astori të mbante një certifikatë false e lëshuar nga mjeku dhe i ndihmuar nga një tjetër person i cili ka punuar gjatë kësaj kohe për të fshehur gjurmët. Tashmë, Galanti mund të hetohet për shpërdorim detyre dhe neglizhencë që çoi në vdekjen e Astorit, si edhe për falsifikim

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bomberi Ibrahimovic në Sanremo. Ja roli i tij, kush e vesh dhe sa fiton

Delo.autor

MOTI dhe kuotimi në BASTE: Gjendja prag-derbi. Ja koeficientet për Tirana-Partizani

Isa.Autor

SURPRIZA MOURINHO/ Tottenham ofron 50 milionë euro për talentin italian…

Delo.autor

Leave a Comment