Futboll La Liga Sport

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Atletico kërkon të “rrëmbejë” yllin e Serie A…

Atletiko Madrid duket se do të ketë shumë ndryshime në sezonin e ardhshëm, pas largimit të disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, tani drejtuesit po punojnë për të përforcuar skuadrën.ruiz_fabian_21

Sipas asaj që shkruan “AS”, Simeone pëlqen shumë lojtarin e Napolit, Fabian Ruiz, dhe drejtuesit do të tentojnë ta transferojnë atë në Madrid.

Spanjollët menjëherë nisën kontaktet me të kaltrit, por Ançeloti dha një përgjigje të prerë se nuk dëshiron ta largojë lojtarin. Mesfushori 23-vjeçar bën pjesë në planet e teknikut italian, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.fabian-ruiz-3

Ruiz luajti me Spanjën në Europianin e 21-vjeçarëve, ku zhvilloi performanca shumë të mira të cilat kanë bërë, që për lojtarin në fjalë të interesohen klubet e mëdha. Për spanjollin interesohet edhe Real Madridi, por edhe këta morën të njëjtën përgjigje, si rivalët e tyre.

Related posts

MBRËMJA GALA “TOPI I ARTË 2024″/ Njihuni me të nominuarit

F.autor

SPECIALE/ Kombëtarja “kuqezi”, trampolinë dhe reklamë e futbollistëve të kampionatit shqiptar

Sadik.Autor

Neymar te Real Madrid, dëshiron transferimin e Griezmann dhe Hazard

Q.Autor

Leave a Comment