Në futboll është shumë i madh diskutimi se cili është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botërorë, Messi,Ronald, Pele apo Maradona. Por nëse kriter kryesorë, për t’u shpallur lojtari më i mirë do të ishte numri i trofeve të fituar, pa diskutim atë do ta kishte Dani Alvesh.
Së fundmi mbrojtësi brazilian fitoi Copa American me kombëtaren. Para se ta ngrite lart këtë kupë, numëronte 39 trofe gjatë karrierës së tij, e tani janë 40. Sukseset e para i arriti me Sevillan gjatë sezoneve 2002-2008, duke fituar plot 5 trofe. Sigurisht që kulmin do ta arrinte te Barcelona me plot 23 trofe. Ngriti 2 kupa me Juventusin,e më pas te 6 me PSG, pa harruar 4 trofetë në total me Brazilin.
Në ‘palmaresin’ e tij, në fakt, mungon vetëm Kupa e Botës, por Dani Alvesh nuk njeh kufij, ndoshta mund t’ia dalë ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollit pas një viti.
