Futboll Premier League

Mourinho: Nuk mund të blejmë Messi-n dhe as Cristiano Ronaldo-n

Manchester United ka qenë shumë aktiv në merkaton e dimrit. Në sesionin e janarit, “Djajtë e Kuq” siguruan shërbimet e Alexis Sanchez nga Arsenal-i (shkëmbim me Mkhitaryan) një tjetër lojtar për sektorin e sulmit. Por kjo dritare e merkatos u shoqërua gjithashtu edhe nga zërat për një dëshirë të Cristiano Ronaldo-s për t’u rikthyer në “Old Trafford”.

Por trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka dhënë fund spekulimeve për rikthimin e yllit të Real Madrid-it në Angli. “Rashford po përjeton një eksperiencë mbresëlënëse në të gjitha aspektet dhe e pret një e ardhme e  jashtëzakonshme. Ku mund ta gjejmë kombinimin më të mirë të lojtarëve? Ne nuk mund të blejmë Messi-n, nuk mund të blejmë Ronaldo-n, ata janë lojtarët më të mirë të dekadës. Ku mund të gjejmë lojtarë më të mirë se Mata, Martial, Lingard, Rashford, Alexis apo Lukaku?”, u shpreh “Special One” në konferencën e shtypit pas humbjes 2-0 në “Wembley” me Tottenham-in në javën e 25-të të Premier League-s.

Related posts

NDESHJA NDAJ IRLANDËS SË VERIUT/ Trajneri Mancini: Faza kualifikuese duhet nisur me këmbën e duhur, nëse…

Delo.autor

SARRI DEMASKON SERIE A/ Futbolli në ITALI është LUFTË, në ANGLI është…

Isa.Autor

E KRYER/ “Made in Superiore”, ish-trajneri i Vllaznisë surprizon të gjithë kampionatin me dy transferimet e radhës

F.autor

Leave a Comment