Futboll Premier League Sport

MPOSHT KONKURRENCËN ME RIVALIN/ Arsenal gati 30 milionë euro për yllin…

Arsenali ka mposhtur konkurrencën e Tottenhamit, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 18-vjeçar të Saint Ettienit, Willian Saliba.

Ky i fundit shkëlqeu këtë sezon në Ligue 1 dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por “Gunners” ia dolën të bindin klubin francez, për ta marrë në Londër.

Arsenali ofroi 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit dhe pranoi që Saliba të qëndrojë edhe për një vit te Saint Ettien, për të luajtur rregullisht dhe për të fituar më shumë eksperiencë.

Qendërmbrojtësi ka luajtur 19 takime në Ligue 1 dhe që prej muajit shkurt u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm te Saint Ettien, që nga ana tjetër këmbënguli ta mbajë edhe një sezon në Francë.

Related posts

Dortmund u kujtua tepër vonë. Martinez ka nënshkruar me Inter

Sadik.Autor

CHELSEA VENDOS ÇMIMIN/ Zbulohet data kur Fabregas do transferohet te Milani

F.autor

NJËSOJ SI INTER/ Rrezikohet shkrirja e klubit të drejtuar nga Kanavaro, kërkohet ndihmë nga qeveria

Delo.autor

Leave a Comment