Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tottenham ul çmimin e shitjes për Eriksen, “Los Blancos” befasohet nga vlera

Kryesia e Tottenham ka kontaktuar homologët e Realit në lidhje me transferimin e Christian Eriksen.

“Spurs” janë treguar të gatshëm të shesin 27-vjeçarin gjatë merkatos së verës për të mos rrezikuar që “xhevahiri” danez të largohet sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Tottenham në fillim ka kërkuar nga Reali 100 milionë euro për kartonin e Eriksen, ndërsa tani raportohet se ata janë të gatshëm ta shesin danezin vetëm për 70 milionë euro.

Sipas mediave iberike “Mbretërit” kanë mbetur të surprizuar nga kjo ulje e çmimit por gjithçka vjen si pasojë e konkurrencës me Paul Pogban i cili është kandidat potencial për tu transferuar në “Bernabeu”.

Vetë lojtari e ka pranuar se do të ishte një ëndërr të luante për Realin e Madridit.

Related posts

TREGON PSE U LARGUA NGA EUROPA/ Sulmuesi Higuain: Mediat s’të lënë ta shijosh

Delo.autor

E BUJSHME/ Lëvizje surprizë e Realit, 80 milionë euro për sulmuesin e Bundesligës… (FOTO)

Delo.autor

ANALIZA/ Përfituesit e mëdhenj dhe të menjëhershëm të Ksabi Alonsos te Reali

F.autor

Leave a Comment