Futboll Sport

TRIUMFOI ME PORTUGALINË NË “EURO 2016″/ Ja fjalimi emocionues i CR7 që mbajti në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Si sot para 3 vitesh Portugalia, arrinte të fitonte EURO2016 në finale kundër Francës.

Ky ishte trofeu i parë i Kristiano Ronaldos, me kombëtaren e tij, i vetmi që i mungonte në karrierën e tij. Menjëherë pas përfundimit të sfidës që u fitua nga Portugalia me rezultatin 1-0, ylli portugez mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes.

Në fjalimin e tij ai dukej shumë i lumtur, ku u shpreh: “Do të doja ta falënderoj këtë njeri këtu (për trajnerin). Pikë së pari, pa të, asnjëri prej nesh nuk do të ishim këtu. Së dyti, të gjithë lojtarët, të gjithë stafin, të gjithë që dhanë kontributin e tyre. Askush nuk besoi te Portugalia, por e vërteta është se ne e arritëm qëllimin. Të gjithë ne. Ne e arritëm. Jam shumë i lumtur, kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Harrojini trofetë individuale, Ligën e Kampionëve, ky moment këtu është më i lumturi i jetës sime. Kam qarë tri apo katër herë deri më tani. Vëllai im më tha të qetësohem dhe unë i thashë: “Hugo, nuk mundem”. Është e vërtetë, prej thellësisë së zemrës sime, betohem me jetën e djalit tim, jam jashtëzakonisht i lumtur. Mund ta përsëris këtë 100 herë, jam shumë i lumtur. Ky është trofeu që më mungonte. Faleminderit të gjithëve, lojtarëve, stafit dhe ty përsëri trajner. E gjithë besimi që e kishe sinqerisht më ka prekur. Ne e merituam këtë. Jemi tani në histori të Portugalisë. Jemi ekipi i parë që e arrin këtë.”, u shpreh Ronaldo, në fjalimin e tij në dhomat e zhveshjesh.

Për më shumë ndiqni videon:

Related posts

Vidal pjesë e marrëveshjes së kalimit të Griezmannit në Barcelonë

Q.Autor

10 lojtarë me një klauzolë “alla Juventus”

Q.Autor

PLAS NË FAMILJEN BECKHAM/ Victoria QAU dy ditë, pasi DAVID e turpëroi duke i thënë se…

Isa.Autor

Leave a Comment