Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Barak Bakhar i druhet: Nuk e njohim aspak këtë ekip dhe kjo…

Hapoel Ber Sheva vjen në ndeshjen e sotme me Laçin si favorit, pasi është një ekip me shumë përvojë në Kupat e Europës, por edhe me më shumë kualitet. Trajneri Barak Bakhar ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore me të tijtë ne stadiumin e Laçit, ku ka dhënë udhëzimet e fundit.

Në konferencë për shtyp ai ka folur shkurt, duke thënë se nuk ka asnjë njohuri për kurbinasit dhe kjo e bën më të vështirë ndeshjen për ekipin e tij.

“E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë me Laçin. Duhet të pranoj se nuk e njohim aspak këtë ekip dhe kjo mendoj se na e vështirëson edhe më shumë punën. Megjithatë, ne kemi ardhur këtu për të marrë një rezultat pozitiv, duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

Na duhet të bëjmë një lojë të kujdesshme për të marrë rezultat pozitiv, që ta kemi më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e kthimit”, ka theksuar trajneri i Hapoel Ber Shevës një ditë para ndeshjes. Ai ka në dispozicion lojtarë me nivel të lartë dhe me përvojë, ku veçohet sulmuesi Ben Sahar, por edhe të tjerë si Haselbaink e Marin. Në arenën ndërkombëtare ata janë lojtarë që bëjnë diferencën.

Related posts

NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

Delo.autor

MJAFTON NJË POSTIM ENIGMATIK/ Real Madrid bën që tifozët të ëndërrojnë për Ronaldon

F.autor

MILAN-NAPOLI/ Pioli merr lajmin e keq, lojtari largohet nga grumbullimi

Delo.autor

Leave a Comment