Futboll Sport

HUMBJE ZHGËNHYESE PËR SHKËMBIN/ Teuta “shkërmoqet” në Letoni, tani i duhet një…

Një humbje zhgënjyese për Teutën e Bledi Shkëmbit, e cila është mposhtur me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj letonezëve të Ventspilsit, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.

bandicam 2019-07-11 18-17-40-104

Vetëm 5 minuta iu mjaftuan vendasve për të gjetur rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Sergeiçuk, i cili godet bukur brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët. Pavarësisht përpjekjeve të shumta në pjesën e parë, durrsakët nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

 

 

teuta

Ndërkohë në pjesën e dytë, rastet për skuadrën e Shkëmbit ishin me pikatore. Letonezët arritën të shënonin 2 herë të tjera me anë të Ulimbasevs në mkinutën e 78 dhe Tosin në të 88-tën.

bandicam 2019-07-11 17-10-38-574

Me këtë humbje, “djemve të detit” iu duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit në Durrës për të synuar kualifikimin për më tej.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Benzema ishte pranë rikthimit në origjinë, e konfirmon presidenti i klubit të Lyonit

Delo.autor

Romagnoli: Kjo është arsyeja pse Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

LARGIMI I RONALDOS/ Sulmuesi i REALIT zgjidhet “lojtari më i mirë i muajit”

Isa.Autor

Leave a Comment