Futboll Premier League Sport

“ZIKALTËRIT” E DUAN ME ÇDO KUSHT/ Ja çmimi që Manchester United vendos për Lukakun

Vazhdon “telenovela” Romelu Lukaku.

Sipas “Sky Sports” dhe “Telegraph”, Manchester United kërkon jo më pak se 85 milionë euro, shumë e cila është derdhur para dy vitesh në arkat e Evertonit.

Por klubi i Interit është shumë larg pritshmërive të “Djajve të Kuq” të cilët ia kanë shprehur çmimin e sulmuesit belg.

Sipas medieve Manchester United hyn në negociata për çdo ofertë mbi 85 milionë euro, në të kundërt nuk ka marrëveshje.

Lukaku sapo ka mbushur 26 vjeç dhe sezonin e kaluar realizoi 15 gola dhe katër asistime në 45 ndeshje.

Related posts

Müller i tregon bavarezëve si të harrojnë zhgënjimin nga Champions

Sadik.Autor

SHIFRAT NUK GËNJEJNË/ Bayern jashtë Champions por Kane është rekordmen

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment