Futboll La Liga Sport

REAL MADRID NXJERR “XHEVAHIRIN” E RI/ Shikoni si japonezi Kubo turpëron portierin Navas (VIDEO)

Takefusa Kubo është talenti i ri i Realit, që duket se e ka impresionuar stafin teknik në seancat stërvitore të zhvilluara në Montreal.

Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Ai krahasohet për nga talenti me Vinicius Jr, i cili u ble nga Reali 45 milionë verën e kaluar, duke u bërë menjëherë pjesë e ekipit të parë.

Sipas “AS”, japonezi me shumë mundësi do të shfaqet në foton zyrtare të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Çdo seancë stërvitore, Kubo shënon ose asiston për gol dhe ka teknikë të jashtëzakonshme.

Përmes faqen zyrtare, Real Madridi ka përzgjedhur dy lëvizje magjike të 18-vjeçarit.

Në videon e publikuar nga Reali në faqen zyrtare, shihet Kubo duke i shënuar gola me shumë lehtësi portierit, Keylor Navas.

Related posts

Sadiku e nis nga stoli, Levante merr një pikë

Sadik.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Cavani e do me çdo kusht, Manchester United nis misionin për “Mister” 150 milionësh

Delo.autor

ZYRTARE: Hidhet shorti. ‘Dridhet’ Arsenali, ja kundërshtari në Europa League

Sadik.Autor

Leave a Comment