Futboll

Klubi gjigant i fiksuar pas Griezmann, ofron para dhe një lojtar në shkëmbim

Barcelona është e gatshme të ofrojë Andre Gomesin në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, sipas Diario Gol.

Gjiganti katalanas mbetet i përkushtuar ta përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pritet që në verë ta bëjë një ofertë për francezin.

Gomes, i cili nuk po mund të përshtatet me stilin dhe shpejtësinë e lojës në “Camp Nou”, i ka ditët e numëruara në Barcelonë.

Edhe pse klauzola e lirimit të Griezmannit prej 100 milionë eurove është e përballueshme për Barçën, përfshirja e Gomesit në marrëveshje do të nënkuptonte dy gjëra: pagesë më e ulët për blerjen e tij dhe shmangie të bonuesve.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” barazojnë shifrat, shënon sërish Messi

Delo.autor

E PAPRITUR/ I frikësohet sanksioneve të SHBA-së, miliarderi gati të shesë klubin e madh

Isa.Autor

Skedina e ‘çmendur’ që ju bën me para! Koeficienti 2600…

Q.Autor

Leave a Comment