Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda nis përgatitjet me “Demat”, ja çfarë synon

Partizani do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit në Ligën e kampionëve, ku përballë do të ketë azerët e Karabakut. Në prag të këtij takimi, të kuqtë po i japin edhe dorën e fundit përgatitjeve para se të nisen për në drejtim të Azerbajxhanit.

Trajneri italian Franko Lerda, është i bindur se e pret një ndeshje e vështirë në Baku dhe se barazimi do të ishte një rezultat mjaft i mirë për ta. Një barazim me gola, i jep Partizanit automatikisht kualifikimin në turin e dytë, ndërkohë që 0-0 e çon ndeshjen në shtesa.

Kështu, trajneri Lerda ka nisur të mendojë edhe në rast se ndeshja shkon 0-0. Në stërvitjet e fundit të Partizanit, ai ka praktikuar edhe goditjen e penalltive, duke marrë masa për çdo rezultat ndaj Karabakut. Besimi në kampin e kuq, është i madh dhe vetë Lerda e pranoi këtë në intervistë për mediat ku pranoi se skuadra shkon në Baku për kualifikim.

Related posts

LOJTAR LUKSI PËR SUPERIOREN/ Valdet RAMA vendos të ardhmen

F.autor

KËRCËNON “UFC” PËR DUELIN ME “NOTORIOUS”/ Khabib: Për rivalët e mi vendos unë!

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment