Futboll

Presidenti i Beneventos vendos për Ledian Memushaj

Gjatë gjithë merkatos së janarit, skuadra e Barit bëri gjithçka për ta transferuar, por në fund Ledian Memushaj qëndroi te Benevento.

Mesfushori i kombëtares shqiptare u bllokua nga presidenti i këtyre të fundit, pavarësisht interesimit që treguan edhe skuadra të tjera të Serisë B.

Në ditën e fundit, Empoli dhe Salernitana bënë gjithçka për të bindur lojtarin dhe ekipin e Beneventos, por ai qëndroi në Serinë A për të dhënë kontributin e tij në objektivin për të shpëtuar skuadrën.

“Memushaj është lojtari ynë dhe nuk largohet”, tha presidenti i Beneventos, Oreste Vigorito.

 

Related posts

“ÇMENDET” REALI/ Madrilenët ofrojnë 55 milionë euro për lojtarin e Tottenham

Isa.Autor

“LUFTA” PËR TITULLIN KAMPION/ Trajneri Klopp: Manchester City mund të shkëputet, Henderson fenomenal

Delo.autor

Cristiano Jr. lë pa fjalë Ronaldon, shikoni çfarë ka bërë 8-vjeçari

Isa.Autor

Leave a Comment