Futboll Premier League

Guardiolës nuk i besohet: Uau, çfarë lojtari kemi marrë! Dhe ata thonin…

Aymeric Laporte ka qenë super blerja e fundit në merkaton e Manchester City në merkaton e janarit. Klubi anglez ka derdhur në arkat e Athletic Bilbao 65 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.

Pep Guardiola e ka aktivizuar menjëherë lojtarin, i cili ka qenë titullar në ndeshjen e kampionatit kundër Ëest Bromëich. Trajneri katalanas ka mbetur i befasuar nga paraqitja e mbrojtësit të ri:

“Është stërvitur vetëm 45 minuta me shokët e skuadrës dhe më pas ka bërë atë paraqitje. Uau, çfarë qendërmbrojtësi kemi arritur të marrim! Njerëzit thonin se kushtonte shumë, por në fund mund të thuhet se e kemi marrë lirë. Është vetëm 23 vjeç dhe kur niveli është i lartë, asgjë nuk kushton më shumë se duhet”, ka thënë tekniku spanjoll.

Related posts

PRISHI “MAGJINË” 26-VJEÇARE/ Skënder Gega “përlot” me mesazhin për titullin e sezonit të kaluar…

Delo.autor

TELASHE TË MËDHA PËR MANCININ/ Largohet nga grumbullimi me Italinë lojtari…

Delo.autor

Juventus ka një ide për mesfushorin portugez që vlen 100 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment