Champions League Futboll Sport

SFIDA KUALIFIKUESE CHAMPIONS/ Përballja mes Qarabag dhe Partizanit, Lerda kërkon ëndrrën europiane

Partizani ka sot mundësinë e fundit për të provuar të mbetet në Ligën e Kampionëve, duke qenë se do të luajë përballë Karabakut në transfertën e vështirë azere. Të besuarit e Lerdës, janë të bindur se shanset në “Dalga Arena” janë të barabarta, sidomos pasi nuk kanë pësuar gol në fushën e tyre në ndeshjen e parë, aty ku takimi u mbyll me shifrat 0-0.

Liga e Kampionëve ka treguar se surprizat janë pjesë e rëndësishme e saj, sidomos në këtë fazë ku mjafton të përmendet eliminimi i Shkëndijës ditën e djeshme, megjithëse e kishte fituar ndeshjen e parë apo edhe eliminimi i Sherif Tiraspolit. Pikërisht Sherifi, do të jetë kundërshtari i skuadrës që eliminohet sot, ndërkohë që fituesi do të përballet me ekipin e Saburtalos.

Nga ana tjetër, Karabaku i Gurbanov synon të përsërisë sezonin e kaluar, aty ku mundi Kukësin me rezultatin 3-0 pasi kishte barazuar pa gola në “Loro Boriçi”. Takimi mes Karabakut dhe Partizanit, do të luhen në orën 19:00 dhe të gjithë tifozët, mund ta ndjekin edhe në “RTSH” pa pagesë.

Related posts

“A NUK JAM TËRHEQËS?” Tallja epike e të fejuarës së Jorginho bën xhiron e rrjetit

F.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Shpërthen festa në Kamëz, Karakaçi ndëshkon “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Trajneri Uellsit: Mancini ka të drejtë, u thashë të…

Delo.autor

Leave a Comment