Futboll Sport

SKANDAL NË RUMANI/ Futbollisti dhunon drejtorin sportiv të ekipit, ja shkaku

Klubi i Harmannstadt, në ligën Romune të futbollit, ka vendosur të bëjë spastrime tek skuadra e saj, duke larguar disa lojtarë. Mirëpo jo të gjithë e pritën mirë këtë vendim që bëri skuadra.

Kur drejtori sportiv Razvan Zamfir, ia komunikojë vendimin, mesfushorit, Filip Jazvic. Ai e priti shumë keq dhe fillojë që ta dhunonte drejtorin duke e goditur me grushte.

Presidenti i ekipit u shpreh shumë i indinjuar me këtë rast dhe tha se futbollisti do të vuaj pasojat e kësaj që ka bërë:

“Ai u tërbua kur mori vesh lajmin që nuk bënte pjesë më në planet tona. Nisi ta godasë me grushte dhe na u desh ta dërgonim drejtorin sportiv në spital. Jazvic ia ka bërë vetes dhe tani do të vuajë pasojat”, është shprehur presidenti, Lulu Muresan.

Ndërkohë një prononcim e ka dhwnw dhe i dhunuari Razvan Zamfir:

‘I shpjegova vendimin dhe i thashë që është e gjitha çështje teknike. Preferojmë një tjetër lojtar në rolin e Jazvic. Kisha një marrëdhënie të mirë me të dhe më dukej një djalë i mirë”,  u shprehur Razvan.

Related posts

KALENDARI I SERIE A/ Java e 3, 4 dhe e parafundit me drithërima! Ja kur luhet derbi i Milanos dhe Inter-Juventus!

Delo.autor

“SHKAKTOI DËME KATASTROFIKE NË KARRIERËN TIME”/ Michael Owen akuzon rëndë: Capello është një plehrë…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja ëndrra e madhe e Perez për stolin e Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment