Futboll Sport

AFRIKANËT “ÇMENDIN” RRJETIN/ Shikoni çfarë festimesh bëjnë ndaj ekipi të madh anglez (VIDEO)

Është koha e miqësoreve verore, dhe për të servirur momente sa më interesante publikut, kanë menduar lojtarët e ekipit Kariobangi Sharks.

Në një ndeshje ndaj ekipit anglez të Evertonit javën e kaluar, klubi kenian, e mbylli ndeshjen me shifrat e barabarta 1-1, dhe për të caktuar një fitues, u shkua drejt goditjes së 11-metërsave.

Por, lojtarët kenianë u bënë viralë në rrjetet sociale, për mënyrën se si festonin penalltitë e shënuara. Dikush si i dëmtuar, apo dikush sikur po luante golf, i çuditën të gjithë me mënyrat e tyre të festimit. Lojtari i parë i ekipit kenian e humbi penalltinë, ndërkohë që të gjithë të tjerët shënuan dhe festuan në mënyra të çuditshme. Në fund, ishte ekipi i Kariobangit që fitoi 4-3 me penallti.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme, ku festimet e çuditshme fillojnë pas minutës 2:30 të videos:

Related posts

Formacionet zyrtare/ Interi synon të gjejë vazhdimësinë ndaj Parmës

Isa.Autor

E KRYER/ Armando Cungu merr drejtimin e Kukësit pas shkarkimit të trajnerit Pacult

Isa.Autor

HUMBJA NË NAPOLI/ Inzaghi nuk e bën dramë, flet për të ardhmen dhe finalen me City

F.autor

Leave a Comment