Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Kukësi-Debreceni. Rezultati 1-1

Te Kukësi besojnë se mund të mposhtin Debrecenin, objektivi minimal që i kanë vënë vetes në ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës e sidomos se mund të përsëritin paraqitjen e shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes kundër hungarezëve.

Kjo është arsyeja pse trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i ka besuar të njëjtëve futbollistë që hodhi në fushën e lojës në ndeshjen e parë, të cilët krijuan raste e dominuan në 45 minuta ndaj hungarezëve para se të shpërbeheshin në pjesën e dytë.

Et’hemi, Rroca dhe Rama do të jenë në mbështetje të Shkrutajt, me shpresën që këtë radhë të arrijnë të finalizojnë aksionet që krijojnë, jo si në ndeshjen e parë ku shpërdoruan disa mundësi të mira para katërkëndorit të Nagi. /vipsport.al/

LIVE: 

59′ GOOOL Debreceni! Kanë barazuar miqtë. Mbrojtja verilindore nuk ishte vendosur mirë dhe kanë qenë hungarezët, ata që kanë shënuar golin e barazimit.

53’ Kukësi qarkullon topin duke u munduar për të gjetur hapësira por janë vendosur mirë hungarezët. Është Rama ai që provon një goditje nga distanca me të djathtën, por gabon.

49’ Probleme për Ardian Cuculin që largohet për të marrë ndihmën e parë.

46′ Nis pjesa e dytë me shkelmimin nga mesfusha të vendasve.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Manchester City-PSG. Rezultati 2-1

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lukaku ishte shumë i rëndë për Manchester United, ja shkaku

Delo.autor

RREZIKON TË NDËSHKOHET NGA KLUBI/ Ozil nuk e përmban inatin pasi zëvendësohet nga Emile Smith Rowe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment