Futboll Kategoria Superiore Sport

ZËVENDËSUESI I ERNEST GJOKËS/ Trajner i njohur pritet të ulet në stolin e Kukësit, ja emri

Eliminimi nga tur i parë në Europa League ka sjellë shkarkimin e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjokës.

Tashmë presidenti i verilindorëve Safet Gjici duhet të mendojë për të emëruar trajnerin e ri, teksa edhe nga deklarata e klubit, objektivat do t’i ketë të qarta për sezonin e ri, fitimi i titullit kampion në Superligë.

Gjasat më të mëdha janë që në stolin e Kukësit të ulet Ilir Daja, tekniku që kohët e fundit po përflitej për një rikthim te Skënderbeu.

Pas aventurës së fundit me Flamurtarin, trajneri Daja pritet të marrë drejtimin e nënkampionëve të Shqipërisë, teksa shihet si njeriu i duhur për të përmbushur objektivat e klubit.

Related posts

Eleminuan Gjermaninë/ Koreanët Jugorët: Menduam se u kualifikuan pas golit të dytë

Isa.Autor

TRAJNERI SARRI PO RREZIKON SHUMË/ Refuzon të lërë duhanin edhe pse vuan nga…

Delo.autor

Milani gati ofertën për transferimin e Dembeles

Delo.autor

Leave a Comment