Sport Të tjera Tennis

HUMBJA NË “WIMBLEDON” LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për…

Roger Federer ka vendosur të mos luajë në turneun e Masters të Montreal (fushat me çement), që zhvillohet javën e parë të gushtit. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti zviceran, që për arsye personale ka vendosur të tërhiqet nga turneu kanadez.

Duket se lodhja e grand slam-it të Wimbledon, ku Federer u mund 3-2 në finale nga Djokovic pas 5 orësh lojë, ka ndikuar në formën fizike të Federer. Ai ka kërkuar më shumë kohë për të pushuar dhe marrë veten, për t’u përgatitur për grand slam-in US Open (nis më 26 gusht).

Ky është viti i dytë radhazi që Federer tërhiqet nga turneu i Montrealit. Gjithsesi, Federer do të jetë i pranishëm në turneun tjetër Masters të fushave me çement, atë të Sinsinati, që nis më 11 gusht. Ky do të jetë turneu i vetëm përgatitor për zviceranin në prag të US Open.

Related posts

GATTUSO UL EUFORINË/ CUTRONE ka HELMIN NË GJAK, por ja ku i ka LIMITET MILANI

Isa.Autor

GATI TRANSFERTA/ Dortmundi kërkon të blejnë kartonin e mbrojtësit të Realit

Isa.Autor

Ballack kritikon vendimin e Löw, por zbulohet pse Leory Sane mbeti jashtë Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment