Futboll La Liga Sport

ËSTHË ZYTARE/ “Kuqezinjtë” arrin akordin me Atleticon për argjentinasin…

Angel Korrea mund të quhet një lojtar i Milanit. Një udhëtim blic i Zvonimir Boban drejt Madridit, duket se do të bëjë gjithçka të mundur që lojtari të kalojë në Milano.

Drejtuesi i “Djallit”, siç raportojnë mediat italiane, e ka mbyllur marrëveshjen me Atletikon, për një operacion që vlen 40 milionë euro, plus bonuset, disa prej tyre lehtësisht të arritshme, dhe vlera mudn të shkojë deri në 57 milionë.

Mbërritja e sulmuesit të dytë në Milano, duket thjesht çështje orësh, teksa mbeten vetëm detajet e fundit për t’u diskutuar mes klubeve. Shitja e Andre Silvës te Monako për 30 milionë euro, ishte thelbësore që kuqezinjtë të gjenin paratë e nevojshme.

Emri i Korreas, nuk figuron as tek të grumbulluarit e Atletikos në skuadrën për turin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa vetë lojtari me zor po pret që të bashkohet me formacionin e Xhampaolos, dhe tashmë pret të furnizojë Piontekun me topa.

Related posts

Manchester United përgatit ofertën për Asension në janar

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare në tratativa me klubin e ri

F.autor

ANALIZA E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ja me sa lëvizje bëhet përmbysja ndaj Atleticos

Delo.autor

Leave a Comment