Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Juventus përgatit ofertën e “çmendur” për Neymar

Para pak ditëve nisën të qarkullonin lajmet se Neymar duke parë vështirësitë e një rikthimi te Barcelona, iu është ofruar disa klubeve në Europë, mes tyre edhe Juventusit.

Megjithatë, dukej e vështirë për t’u besuar se bardhezinjtë mund të provonin një transferim kaq të kushtueshëm pas milionave të shpenzuara në verën e kaluar për Ronaldon dhe këtë merkato për mbrojtësin De Ligt.Por, sipas mediave në Spanjë, Juventusi po studion mundësinë për të marrë Neymar.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë para, plus kartonin e Matuidi, i cili më parë ka qenë pjesë e parisienëve dhe tashmë mund të kthehet sërish në vendlindje.

Ndërkohë, Juventusi duket se është i gatshëm të përfshijë në negociata edhe Paulo Dybala.

Në fakt, argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë diferencën në këtë situatë, pasi PSG nuk do të kishte nevojë të gjente zëvendësuesin e Neymar, pasi do të kishte në organikë një tjetër yll.

Dybala në sezonin e fundit nuk arriti të shprehte cilësitë e sezoneve të mëparshëm, ndërsa partneriteti me Ronaldon, nuk funksionoi.

Në këtë formë, edhe vetë sulmuesi mund të jetë dakord për të braktisur Torinon pas 4 viteve.

Related posts

“AI ËSHTË ENDE NDËR…”/ Bale sfidë të hapur Zidane dhe Real Madrid, agjenti tregon të ardhmen e lojtarit

Delo.autor

FURNIZON SULMIN ME GOLA/ Mesfushori Calhanoglu “xholi” i Inzaghit, gati të ndriçojë Inter-in

Delo.autor

I THURIN E LOZHE 22-VJEÇARIT/ Mane dhe Keita duan tek Liverpooli yllin e Gjermanisë…

Delo.autor

Leave a Comment