Boks Sport Të tjera

SHTYHET REVANSHI WILDER-LUIS ORTIZ/ Sfidanti zbulon datën e duelit për titull

Revanshi i peshës së rëndë në boks mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe kubanezit Luis Ortiz do të zhvillohet më 9 nëntor. Kjo sfidë ishte parashikuar që të zhvillohej në shtator, por duket se Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, ka ndryshuar strategji.

Amerikani i pamposhtur në ring (41 fitore e 1 barazim) ka shtyrë me dy muaj ndeshjen, pasi nuk ka dëshirë të përballet sërish me Tyson Fury. britaniku deklaroi se revanshi me Wilder do të zhvillohet më 22 shkurt.

Ai që ka konfirmuar datën e re të duelit ka qenë vetë Luis Ortiz. “Rivali i radhës është Deontay Wilder dhe dueli do të zhvillohet më 9 nëntor”, ka thënë kubanezi, 31 fitore, 1 humbje dhe 2 duele pa rezultat.

Humbjen e vetme në karrierë Ortiz e ka pikërisht ndaj Wilder, në vitin 2018. Gjasat janë që fituesi i kësaj sfide të duelojë me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Joshua dhe Ruiz, që do të zhvillohet në të njëjtën periudhë.

Related posts

Ish-ylli anglez fyerje ndaj Shqipërisë: Vend kot, më keq se sa…

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ “Zorro” Heynckes, heroi dhe rreziku numër një për Real Madrid

Sadik.Autor

“KA LUHATJE…”/ Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen

F.autor

Leave a Comment