Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Manchester United mposht nënkampionët e Europës (VIDEO)

Manchester United fitoi përballjen kundër Tottenham Hotspur në “International Champions Cup”.

“Djajtë e Kuq” mposhtën me rezultati 2-1 skuadrën e Mauricio Pochettinos në miqësoren përgatitore.

Anthony Martial në minutën e 21-të, kaloi në epërsi Manchester United.

Nënkampionët e Europës për klube barazuan në minutën e 65-të, kur shënoi Lucas Moura.

Fitoren Manchester Unitedit ia siguroi Angel Gomes, me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Manchester United numëron tashmë dy fitore në dy ndeshje, pasi në debutim kishte mundur Interin, ndërkohë që Tottenhami është ndalur pas fitores që mori kundër Juventusit pak ditë më parë.

Ndeshjen e radhës, skuadra londineze e luan ndaj Interit, ndërkohë që United do të përballet me Juventusin.

Related posts

“E MORA VESH VDEKJEN E MARADONËS NGA NJË…”/ Messi: Barcelona vështirë të rikthehet ekip i madh

Delo.autor

ANALIZA/ Pse jemi të dashuruar me Ajaksin, edhe pse Juventusi do të kualifikohet?

F.autor

“MË UROJNË QË TË VDES COVID-I”/ Trajneri i klubit të Premier: Është skandaloze. Jam kërcënuar nga shumë njerëz

Delo.autor

Leave a Comment