Do të luhet në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja e parë mes Partizanit dhe Sherif Tiraspolit, për turin e dytë të Ligës së Europës.
Të dyja skuadrat e kanë të qartë synimin e tyre, për të marrë një rezultat pozitiv, përsa i përket ndeshjes së kthimit.
Trajneri Franko Lerda ka hedhur në fushë nga minuat e parë Brojën, Kordeiron dhe Solomon, ndërkaq në sy bie se Mensah dhe Asani nuk janë në formacionin startues. Tekniku italina ka bërë jo pak ndryshime në këtë sfidë të rëndësishme për të kuqtë.
Nga ana tjetër nga minuta e parë do të nisë sfidën për Sherifin, shqiptari Latifi.
17:30 | Partizani-Sherif Tiraspol
KOMENTI LIVE
17:00 | Ajo që bie në sy në radhët e Partizanit, është se dy lojtarët e repartit të avancuar, Emanuel Mensah, si dhe Lukas Kardozo, nuk janë as në stolin e rezervave. Trajneri Lerda ka preferuar t’i lërë të dy të ndjekin ndeshjen nga tribuna.
16:45 | Të dyja ekipet kanë dalë në nxehjen para ndeshjes, por ajo që bie në sy, është se në drejtim të Liridon Latifit në radhët e Sherifit, ka pasur edhe sharje. Gjithsesi, ish-futbollisti i Skënderbeut, ka vazhduar normalisht fazën e nxehjes, bashkë me shokët e skuadrës.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Telushi, Mala, Kordeiro, Solomon, Çinari. Trajner: Franko Lerda.
Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordeienko, Latifi. Tambe, Boban. Trajner: Zoran Zekiç