Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I JEP FUND AVENTURËS NË RUSI/ Bekim Balaj kryen vizitat mjekësore te klubi i ri…

Bekim Balaj duket se e ka gjetur ekipin e ri. Zërat e fundit thonë se shkodrani edicionin e ri do të mbajë veshur fanellën e Shturmit të Gracit në Austri.

Siç raporton sajti austriak “Kleinen Zeitung”, pa bërë shumë bujë, Balaj ka kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa shihet si një përforcim i rëndësishëm për Shturmin.

Balaj ishte pa kontratë që nga fundi i këtij edicioni, pasi zgjodhi të mos rinovonte me Akhmat Groznin në Rusi.

Tashmë, pritet të zyrtarizohet edhe tek ekipi që e mbylli në vendin e pestë sezonin e kaluar kampionatin austriak, për të provuar veten në një kampionat të pa prekur më parë nga ai.

Që pas shitjes së tij nga Tirana te Sparta e Pragës, ai ka luajtur në Poloni tek Jagellonia, në Kroaci tek Rijeka, si dhe tek Akhmat Grozni në Rusi.

Related posts

E FUNDIT/ Fondi nga Hong Kongu merr pronësinë e Interit

Delo.autor

Paris SG bën gati ofertën për të nënshkruar me mesfushorin francez

Sadik.Autor

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole position” edhe në Interlagos, ndjekin Vettel e Bottas

Isa.Autor

Leave a Comment