Futboll La Liga Premier League

Cech drejt largimit, Arsenali ‘piketon’ Oblak-un e Atletico Madrid

Arsenali po rreshton një lëvizje verore për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, për të zëvendësuar çekun Petr Cech.

Gjiganti anglez po vuan të gjej një gardian shumëvjeçar për portën e tyre dhe çekut Cech si duket i ka afruar ora e largimit.

Kështu, drejtuesit e klubit nga Emirates dhe trajneri Arsene Wenger janë në gjah për të gjetur një emër të ri dhe të fortë që do mbronte me sukses portën.

Sipas mediumi London Evening Standard, ish-portieri i Benficës, tani i Atletico Madridit, Oblak, është një nënshkrim prioritet për Topçinjtë, të cilët kanë liruar thashethemet e tyre këtë sezon.

Oblak është njëri nga portierët më të mirë në botë në qarkullim (Getty Images)

Portieri i talentuar slloven kohëve të fundit ka shënuar numrin prej 100 paraqitjeve në La Liga duke u bërë slloveni i parë që e ka bërë këtë për Atletico.

Në këto paraqitje, Oblak ka edhe një rekord të mirë duke mbajtur plot 59 herë portën e paprekur.

Megjithatë, raporti i mediumi anglez pranon se prania e Arsenalit në Ligën e Kampionëve mund të jetë thelbësore në çdo marrëveshje për portierin.

Oblak më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Liverpooli, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, por asnjëra nga lëvizjet nuk është materializuar.

Related posts

BELGJIKË-ITALI/ Trajneri Martinez: De Bruyne dhe Hazard? Është një vendim i stafit mjekësor

Delo.autor

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Delo.autor

ZYRTARE/ Premier League jep lajmin e madh, rikthehen tifozët në stadiume. Ja kapaciteti i lejuar…

Delo.autor

Leave a Comment