Futboll Sport

EMANUELE NDOJ PËSON DËMTIM/ Brescia gjen zëvendësuesin e mesfushorit shqiptar…

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndoj, kishte nisur përgatitjet me Brescian, teksa këtë sezon do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian.

Por, mesfushori nuk ka pasur fatin nga ana e tij, teksa ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, ndërsa është detyruar të largohet nga grumbullimi i skuadrës.

Edhe pse ende nuk është qartësuar koha e nevojshme që 22-vjeçarit do t’i nevojitet për t’u rikthyer, Ndoj me shumë mundësi do të humbasë javët e para të kampionatit.

Duke qenë se në sezonin e kaluar, Ndoj ishte nga më të mirët në radhët e Brescias, drejtuesit e kishin menduar si një lojtar formacioni edhe në Serinë A.

Por, dëmtimi ka ndryshuar planet, teksa tashmë klubi do të ndërhyjë në merkato për të  gjetur zëvendësuesin e shqiptarit.

Në vëmendje është lojtari franko-maroken i Nancy, Amin Basi. Megjithatë, pavarësisht dëmtimit, mesfushori do të ketë kohën e duhur për të treguar edhe njëherë cilësitë e tij dhe për të rifituar pozicionin e titullarit.

Related posts

“Arkitekti” i fitores me Izraelin/ De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

Isa.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Holandë-Norvegji. Rezultati 2-0

Delo.autor

SHIHNI ÇFARË PERLE/ Santa Coloma i shënon supergol Feronikelit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment