Sport Të tjera Tennis

“DUHET TË QËNDROJ ME KËMBË NË TOKË”/ Tenistja Serena Williams: Nuk dua të barazoj rekordin, por ta…

Tenistja amerikane Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierën e saj, është një trofe larg rekordit të Margaret Court. Një rekord që duket një tabu për tenisten 37-vjeçare, që pas shtatzanisë ka humbur 3 finale radhazi (2 herë në Wimbledon dhe një herë në US Open).

“Duhet t’i marr gjërat me qetësi, sidomos në finale. Unë jam e kënaqur me ecurinë dhe po arrij rezultate të mira për moshën time. 23 fitore në grand slam nuk janë pak, por kam mundësi për më shumë. Problem është të barazoj rekordin, pasi atëherë do të vijë edhe trofeu tjetër, duke vendosur rekordin e ri”, tha Serena Williams.

Amerikania po përgatitet për grand slam-in e shtëpisë, atë të US Open, që nis në fund të gushtit. Ndërkohë që, pritet të marrë pjesë në dy turnetë Masters që zhvillohen në Montreal e Sinsinati tri javët në vijim. “Çdo gjë me radhë. Mezi pres të arrij te trofeu, por duhet të qëndroj me këmbë në tokë dhe përgatitem mirë nga ndeshja në ndeshje”, tha Williams.

Related posts

PARALAJMËRON CONTE-N PAS KALIMIT NË STOLIN E TOTTENHAM/ Villa-Boas: Ky do të jetë problemi më i madh

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barcelona zbavit dhe ruan kreun e grupit, vendos “garda e vjetër”

Delo.autor

Nga Kupa te merkato, flet kapiteni i Kukësit, Shameti dhe Donjet Shkodra! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment