Futboll Sport

U PËRBALL ME “KATALANASIT” NË MIQËSORE/ Iniesta tregon emocionet e ndeshjes kundër Barcelonës

Ditën e djeshme u luajt ndeshja midis Barcelonës dhe japonezëve të Kobe Visel, me këta të fundit që kanë në ekipin e tyre një legjendë të katalanasve si, Andres Iniesta.

Në një intervistë pas ndeshjes Iniesta është shfaqur i emocionuar, teksa u shpreh: “Ishte e çuditshme dhe e veçantë të përballesha me ish-ekipin tim. Por, sapo fillon ndeshja duhet të shqetësohesha vetëm për të luajtur dhe për të dhënë një imazh të mirë për veten. Unë jam i gëzuar dhe e kam shijuar këtë ndeshje.

Në përgjithësi nuk mendoj se ishim keq në lojën tonë, por ka qenë një ditë e veçantë, dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk më vjen keq, kjo është diçka shumë e bukur. Por, do të doja të kisha dëshirën dhe forcën që të vazhdoja të luaja me Barçën”, u shpreh mesfushori spanjoll.

Related posts

“DUA TË LUAJ TEK CHELSEA OSE…”/ Futbollisti italian del hapur, i shkel syrin Inter dhe Juventus

Delo.autor

RRËFIMI I SHKODRAN MUSTAFIT/ Isha i frikësuar kur Mihajloviç erdhi te Sampdoria, unë jam shqiptar, ai serb

Isa.Autor

Nuk ndalet PSG-ia/ Edinson Cavani shënon golin dytë ndaj Les Herbiersit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment