Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Garë e “çmendur” në Gjermani, feston Verstappen. Mercedesi katastrofë

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke regjistruar suksesin e dytë sezonal në fund të një gare të çmendur dhe të paparashikueshme. Në podium bashkë me holandezin e Red Bull u ngjitën edhe Sebastian Vettel i cili bëri  një përmbysje të jashtëzakonshme për ta mbyllur garën në vendin e 2-të dhe surpriza Danil Kvyat që me Toro Rosso u rendit i treti.

Vetëvrasje për Mercedesin me Bottas që doli jashtë piste dhe Hamilton që e mbylli garën i 11-ti. U tërhoq edhe Charles Leclerc i cili u përplas me murin. Në Hockenheim u zhvillua një garë vërtetë magjëpsëse që i kishte të gjitha brenda duke filluar nga reshjet e shiut te koha e thatë për të vijuar me përplasjet dhe parakalimet fantastike. Me këto 25 pikë të rikuperuara ndaj Hamilton, Max Verstappen ngjall shpresat për titull pasi tashmë është 61 pikë pas anglezit në klasifikimin e përgjithshëm dhe 22 pikë pas Valteri Bottas.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Shqipëria do të përfaqësohet në xhudo nga Indrit Çullhaj në Lojërat Olimpike

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin marrëveshjen me mbrojtësin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Milani mund ta largojë Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë…(DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment