Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus kërkon të “rrëmbejë” mesfushorin e Premier League…

Vetëm blerjet e Ramseit dhe Rabio, duket se nuk janë mjaftueshëm për Sarrin. Siç raporton “Marca” në Spanjë, trajneri i Juventusit ka kërkuar edhe një përforcim tjetër në mesfushë, dhe emri që qarkullon është ai i Kristian Eriksen.

kristian eriksen

27-vjeçari danez i Totenhemit, duket se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon vitin tjetër, sepse e quan të mbyllur aventurën e tij në Londër pas 6 sezonesh. Pista “Real Madrid” dukej më e mundur për mesfushorin e londinezëve, por teksa madrilenët kanë objektiv kryesor Pol Pogba, sytë nga ish-mesfushori i Ajaksit i ka hedhur Juventusi.

“Zonja” ka mundësi të merret vesh me Totenhemin, pasi ditët e fundit për një kalim tek “Spërsat”, flitet edhe rreth Paulo Dibalës. Për Sarrin, Eriksen do ishte lojtari i duhur për të bërë lidhjen mes linjave, por edhe për të lëvizur majtas apo djathtas edhe në mesin e fushës.

Related posts

NË KRIZË TË MADHE EKONOMIKE/ Flet drejtuesi i klubit italian: Të largohet kush nuk do të qëndrojë, por…

Delo.autor

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Taulanti dhe Arbnora zbulojnë emrin e vogëlushit (FOTO)

Delo.autor

PAS 5 VITESH NGA TRADHËTIA/ Zbulohet e vërteta Higuain-De Laurentiis, vëllai i “Pipita” tregon pse erdhi “divorci”

Delo.autor

Leave a Comment