Futboll Sport

MILAN-BENFICA/ Portieri i portugezëve bëhet “hero”, Borini ndalet në dy raste dhe “përqafon”… (VIDEO)

Milani luan mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë në International Champions Cup, përballë Benfikës, në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tekniku Xhampaolo, në formacionin titullar të zgjedhur ndaj portugezëve, nuk ka aktivizuar asnjë nga blerjet e reja të verës, si Striniç apo Kruniç, ndërkohë që vija e parë e sulmit përbëhet nga Suso, Kastijeho dhe Piontek.

Kujtojmë që ndeshjen e parë ndaj Bajernit të Mynihut në këtë turne miqësor, Milani u mund me shifrat e ngushta 1-0.

Milan në minutën e 22 shfaqet rrezikshëm te porta e Benfikës. Në dy raste, Borini provon drejt portierit, por ky i fundit ia del të mbajë rrjetën pa tundur në të dyja rastet. Pas goditjes së dytë, Borini shkoi dhe për pak sa nuk u dëmtua tek reklamat anës fushës.

 

Related posts

Kosova “mbulohet” me medalje/ MBESA e Majlinda Kelmendit fiton të argjendtën në XHUDO

Isa.Autor

U LARGUA NGA TIRANA/ Sulmuesi Kale ngacmon Torassën për pozën: Kjo është më e mira… (FOTO)

Delo.autor

Isco: E patë Gjermaninë?! Më mirë mos flisni për favoritë në këtë Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment