Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Patrice Evra i jep fund karrierës në futboll, ja trofetë e fituar

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra i ka dhënë fund karrierës në futbollin aktiv.

Lajmi është konfirmuar nga Evra i cili në rrjete sociale tha se ka ardhur koha për të varur këpucët në gozhdë.

38-vjeçari do të mbahet në mend për kohën e tij tek Manchester United, me të cilën fitoi plot 10 tituj të rëndësishëm, përfshirë 5 trofe të Premier League, një Champions League, një Kupë të Botës për Klube dhe tre trofe të Kupës së Ligës.

Evra e ka fituar 3 herë “Scudetton” me Juventusin në Serie A, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Super Kupën e Italisë.

Evra gjatë karrierës së tij të bujshme ka fituar 17 trofe.

Related posts

Partizani shpreson në kualifikim, gjyqtarë anglez për sfidën në Slloveni

Isa.Autor

REVOLUCIONI DO T’I KUSHTOJË REALIT 540 MILIONË EURO/ Zbuloni emrat që janë në “orbitën” e klubit

F.autor

TMERROHET SARRI/ Hazard plas “bombën”: Man City më i mirë se ne, na duhet një vend në…

Isa.Autor

Leave a Comment