Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS OPERACIONIT/ Berat Gjimshiti gati për t’u rikthyer në fushën e blertë

Berat Gjimshiti nuk u grumbullua në Kombëtare gjatë muajit qershor duke qenë se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas operacionit, mbrojtësi i Kombëtares ka nisur riaftësimin dhe tashmë e sheh veten të gatshëm për t’u rikthyer në fushën e blertë aty ku e la, pasi sezonin e mbylli në një formë mjaft të mirë.

Ditën e sotme, Gjimshiti është aktivizuar si titullar në fitoren që skuadra e tij mori ndaj Norwich me rezultatin 1-4, aty ku shkëlqeu sërish afrimi i ri i verës, Luis Muriel.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës arriti të shënonte dy gola, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Pasalic dhe Barrow.

Gjimshiti ka luajtur plot 70 minuta dhe duket se do të jetë i gatshëm edhe për pjesën tjetër të përgatitjeve.

Related posts

“PËRTEJ ËNDRRAVE TONA, JAM I SURPRIZUAR”/ Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Ja kur e kemi gati (FOTO)

Delo.autor

Yllin e Napolit që e duan Reali, Chelsea dhe United, kushton 120 mln euro

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2023″/ Mehmeti: Jemi lojtarë me kualitet të lartë, shkojmë për…

Delo.autor

Leave a Comment