Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA “DJAJTË E KUQ”/ Një “Like” në Instagram zbulon klubin e ardhshëm të Dybala (FOTO)

Ka raportime kontradiktore për të ardhmen e Paulo Dybalas.

Sulmuesi argjentinas ka pëlqyer një postim në Instagram ku i kërkohej që të refuzonte Manchester United.Juventus thuhet se ka rënë dakord në një marrëveshje shkëmbimi me United, që do ta shohë Romelu Lukakun të bashkohet me kampionët italianë dhe Dybala të lëvizë në drejtim të kundërt.

Përfaqësuesit e Dybala janë në Angli duke folur me United për sa i përket kushteve personale por siç duket Dybala nuk ka dëshirë të veshë fanellën e “Djajve të Kuq”.

Një tifoz i Juventusit komentoi në një postim të Dybalas, duke i kërkuar atij të qëndronte në klub, të bëhej kapiteni i tyre dhe të ndiqte gjurmët e legjendës Alessandro Del Piero.

Dybala e pëlqeu komentin, duke nxitur spekulimet se ai dëshiron qëndrimin në Torino.

Related posts

PAS FITORES NË DERBI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Guardiola: Mënyra më e mirë për të heshtur “Old Trafford” është…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga. Rezultati 0-1

Delo.autor

SOT NDESHJA E MADHE/ Interi në misionin “e pamundur” ndaj Liverpool

F.autor

Leave a Comment