Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Vllaznia arrin marrëveshjen me futbollistin maqedonas… (FOTO)

Vllaznia ditën e sotme ka zyrtarizuar një tjetër blerje në merkato.

Drejtuesit e klubit shkodran kanë rënë dakord që mbrojtësi maqedonas, Aleksandar Ristevski të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Administratori i klubit, Suad Lici, ka firmosur sot kontratën me këtë futbollist, duke e bërë tashmë pjesë të Vllaznisë dhe do të jetë pjesë për periudhën e kupave të Europës, nëse ajo e arrin një objektiv të tillë.

“Vllaznia i uron mirëseardhjen futbollistit Aleksandar Ristevski dhe premton që pas tij do të ketë edhe të tjerë lojtarë që do të vishen kuqeblu, pasi pretendimet e këtij emri të madh të futbollit shqiptar janë për ndërtimin e një ekipi cilësor për sezonin e ri futbollistik”, thuhet në reagimin zyrtar të Vllaznisë.

Related posts

Messi merr lajmin e keq pas penalltisë së humbur ndaj Deportivos

Q.Autor

MODRIÇ MBËRRIN NË MILANO/ Thotë fjalët e para si futbollist i ardhshëm i kuqezinjve

F.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Roma-Manchester United. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment